Hamas dënon vendimin më të fundit të EBA mbi Izraelin
Lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas, heqjen e sanksioneve ekonomike të EBA për regjimin sionist e ka quajtur grusht kundër aspiratave të Palestinës dhe e ka dënuar atë.
Sami Abu Zahri, zëdhënësi i Hamasit në një mesazh në Twitter shkroi: Vendimi i EBA për heqjen e sanksioneve kundër regjimit sionist, është një komplot dhe grusht shteti kundër aspiratave të Palestinës dhe njësim me regjimin pushtues kundër të drejtave të palestinezëve. Qeveria e EBA ditën e shtunë hoqi ligjin për sanksione kundër regjimit sionist dhe u ka lejuar izraelitëve që të kenë bashkëpunim tregtar dhe ekonomike me EBA. Ky vendim është pjesë e marrëveshjes mes EBA dhe regjimit sionist për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike. Abu Dhabi dhe Tel Avivi arritën një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike të enjten më 13 gusht, pas përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për të lehtësuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe regjimit sionist. Masa e Emirateve të Bashkuara Arabe për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin sionist është pasuar me dënime të ashpra nga shumë vende islamike dhe grupet palestineze të rezistencës.