Protesta kundër Netanjahut në 18 qytete të botës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99808-protesta_kundër_netanjahut_në_18_qytete_të_botës
Dje në 18 qytete të botës u organizuan protesta kundër kryeministrit të regjimit sionist i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.  Lëvizja protestuese ndërkombëtare kundër kryeministrit të regjimit pushtues në Jerusalem njoftoi se dje, njëkohësisht u mbajtën demonstrata kundër Netanyahu në 18 qytete të botës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 30, 2020 04:30 Europe/Tirane
  • Protesta kundër Netanjahut në 18 qytete të botës

Dje në 18 qytete të botës u organizuan protesta kundër kryeministrit të regjimit sionist i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.  Lëvizja protestuese ndërkombëtare kundër kryeministrit të regjimit pushtues në Jerusalem njoftoi se dje, njëkohësisht u mbajtën demonstrata kundër Netanyahu në 18 qytete të botës.

Sipas gazetës sioniste "Jerusalem Post", protesta u zhvillua në territoret e okupuara në orën 9 të mëngjesit me një miting para zyrës së kryeministrisë në Jerusalemin e Pushtuar dhe u transmetua drejtpërdrejt në Facebook. Demonstratat në qytete të tjera të botës gjithashtu u transmetuan në Facebook në koordinim me lëvizjen. Javët e fundit, sionistët në Shtetet e Bashkuara, si dhe në vende të tjera, kanë organizuar protesta në solidaritet me mijëra demonstrues në Palestinën e Pushtuar, duke bërë thirrje që Netanyahu të japë dorëheqjen si kryeministër izraelit. Qytetet ku u organizuan protesta anti-Netanyahu përfshijnë Jerusalemin e Pushtuar, Amsterdamin, Boston, Neë York, Atlanta, Chicago, San Francisco, Toronto, Basel, Los Angeles, Vancouver, Berlin, Miami, Esco, Madrid, Paris, Capuchin. Zemërimi i publikut ndaj Netanyahut është rritur shumë për shkak të korrupsionit të tij, i cili u gjykua në maj në lidhje me ryshfetin, mashtrimin dhe tradhti. Kryeministri izraelit është akuzuar për korrupsion të gjerë ekonomik dhe abuzim të pushtetit. Një proces gjyqësor po zhvillohet për shkeljet e tij por ai ende nuk është dënuar.