Krerët palestinezë reagojnë ndaj uljes së avionit izraelit në EBA
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99856-krerët_palestinezë_reagojnë_ndaj_uljes_së_avionit_izraelit_në_eba
Liderët palestinezë, pas uljes së avionit të parë izraelit në Abu Dhabi të EBA dhe pas fluturimit të këtij avioni mbi hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, janë shprehur të irrituar dhe të pakënaqur nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes EBA dhe regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 01, 2020 04:28 Europe/Tirane
  • Krerët palestinezë reagojnë ndaj uljes së avionit izraelit në EBA

Liderët palestinezë, pas uljes së avionit të parë izraelit në Abu Dhabi të EBA dhe pas fluturimit të këtij avioni mbi hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, janë shprehur të irrituar dhe të pakënaqur nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes EBA dhe regjimit sionist.

Lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas në një deklaratë ka thënë: Krerët e Abu Dhabit me fluturimin e avionit izraelit për në Abu Dhabi nëpërmjet hapësirës ajrore të Arabisë Saudite gabojnë në insistimin e tyre për normalizimin e marëdhënieve me regjimin sionist. Lëvzija Hamas këtë udhëtim e konsideroi një tjetër thikë pas shpine kundër kombit palestinez dhe atë e ka cilësuar vazhdim të pushtimit dhe tradhtisë ndaj rezistencës së kombit palestinez. Lëvizja Hamas deklaroi se do të përballet me këtë komplot. Rezistenca islamike palestineze paralajmëroi se ky veprim do të ndikojë në sigurinë e kombeve arabe dhe tek të drejta te kombit palestinez dhe nga krerët e EBA kërkoi që menjëherë të tërhiqen dhe të heqin dorë nga kjo marrëveshje. Muhamed Ashtie kryeministri i AAP ka thënë: Ulja e avionit izraelit në EBA është veprim tepër i dhimbshëm dhe ky veprim është shkelje e çështjes arabe në fushën e luftës arabo-izrael.