Deklarata kërcënuese e Makron kundër rezistencës në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99869-deklarata_kërcënuese_e_makron_kundër_rezistencës_në_liban
Presidenti I Francës me një deklaratë kërcënuese ka kërcënuar autoritetet e qeverisë libaneze.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 01, 2020 21:24 Europe/Tirane
  • Deklarata kërcënuese e Makron kundër rezistencës në Liban

Presidenti I Francës me një deklaratë kërcënuese ka kërcënuar autoritetet e qeverisë libaneze.

Emanuel Makron për herë të dytë brenda një muaji nga shpërthimi në portin e Bejrutit ka vizituar Libanin. Ai gjatë kësaj vizite ka bërë një deklaratë ndërhyrëse dhe kërcënuese duke thënë se në rast se në Liban nuk bëhen ndryshime reale, atëherë ndaj Bejrutit do të ndërmerren masa ndëshkuese mes tyre sanksionimi i funksionarëve libanezë dhe ndërprerja e programeve ndërkombëtare për shpëtimin financiar. Makron ndër të tjera deklaroi se do të përpiqet të parandalojë fundosjen e sistemit politik në Liban. Presidenti i Francës më pas pretendoi se synon të bashkëpunojë me Mustafa Adib kryeministri i mandatuar i Libanit. Makron në vazhdën e ndërhyrjeve të tij në çështjet e Libanit nga liderët e partive politike kërkoi të përpilojnë një program të caktuar dhe me grafik kohor për kryerjen e reformave dhe për organizimin e zgjedhjeve parlamentare brenda 6 ose 12 muajve të ardhshëm.