Makron: Hezbullahu është përfaqësues i një pjese të popullit libanez
Presidenti i Francës i cili ndodhet për një vizitë në Bejrut deklaroi se Hezbullahu është përfaqësues i një pjese të popullit libanez.
Emanuel Makron president i Francës në kuadër të vizitës së tij në portin e Bejrutit pasi deklaroi se Libani është shembull i bashkëjetesës dhe harmonisë shtoi se Hezbullahu është pjesë e popullit libanez dhe është pikërisht zgjedha e tij që Hezbullahut të ketë partneritet dhe bashkëpunim me partitë e tjera politike. Makron lidhur me Mishel Aun president i Libanit tha se Aun është zgjedhur nga parlamenti i Libanit dhe deputetët e parlamentit janë zgjedhur nga popullit. Presidenti i Francës deklaroi se ka propozuar një plan që në muajt e ardhshëm të realizohet dërgimi i ndihmave ekonomike për Libanin me kushtin e kryerjes së reformave. Vlen të theksohet se ditën e hënë për herë të dytë brenda një jave që nga shpërthimi në portin e Bejrutit, presidenti i Francës ka shkuar për një vizitë në Liban.