KB paralajmëron për urinë në Jemen dhe tre vende afrikane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99958-kb_paralajmëron_për_urinë_në_jemen_dhe_tre_vende_afrikane
Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres paralajmëroi të shtunën për rreziqet e urisë dhe pasigurisë ushqimore në Jemen dhe tre vende afrikane.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 06, 2020 09:16 Europe/Tirane
  • KB paralajmëron për urinë në Jemen dhe tre vende afrikane

Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres paralajmëroi të shtunën për rreziqet e urisë dhe pasigurisë ushqimore në Jemen dhe tre vende afrikane.

"Jemeni, Republika Demokratike e Kongos, Nigeria verilindore dhe Sudani i Jugut po përballen me krizat më të mëdha ushqimore në botë", tha ai, sipas Agjencisë së Lajmeve Anatoli. Guterres kritikoi mungesën e fondeve për të ndihmuar ato vende dhe theksoi nevojën për veprim të menjëhershëm për të zgjidhur problemet e tyre. Në të njëjtën kohë, organizata ndërkombëtare e ndihmës Oxfam raporton se një numër i madh i qytetarëve të Jemenit mund të vdesin nga uria këtë vit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera dhe korona.