Martirizohet një prej komandantëve të Hashd Shaabi në luftimet kundër ISIS
Al-Hashd al-Shabi njoftoi të hënën martirizimin e Hussein Razzak al-Majai, një nga komandantët e tij, përballë një sulmi të ISIS në zonën në veriore Khanakin të provincës Diale të Irakut.
Sipas agjencisë IRNA, organizata Al-Hashd al-Shabi në një deklaratë tha se forcat e Brigadës 28 të Mobilizimit Popullor (Al-Hashd al-Shabi) arritën të zmbrapsin mbetjet e grupit terrorist ISIS që kishin sulmuar njësitë e kësaj force në zonën Kolai në veri të Khanakin. Deklarata shtoi se elementët e ISIS u larguan pas përgjigjes së forcave al-Hashd al-Shabi dhe se Hussein Razzak al-Majai, një komandant i brigadës 28 të al-Hashd al-Shabi, u qëllua për vdekje nga një snajper gjatë operacionit të ndjekjes së terroristëve të ISIS. Diale në Irakun lindor, veçanërisht zonat Khanaqin dhe Jalula të provincës, janë kthyer në një nga pikat kryesore të provokimeve të grupit terrorist ISIS. Pas tre vite luftë të përgjakshme, Iraku shpalli fitoren mbi grupin terrorist ISIS në fund të vitit 2017.