Izraeli: Vendet arabe në radhë për marrëveshje me Tel Avivin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99986-izraeli_vendet_arabe_në_radhë_për_marrëveshje_me_tel_avivin
Sipas agjencisë Sputnik, Kanali 12 i Izraelit, disa ditë pas marrëveshjes Tel Aviv-Abu Dhabi për normalizimin e marrëdhënieve, tani ka njoftuar se vendet e tjera arabe janë në radhë për nënshkrimin e një marrëveshjeje të ngjashme me Tel Avivin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 07, 2020 22:11 Europe/Tirane
  • Izraeli: Vendet arabe në radhë për marrëveshje me Tel Avivin

Sipas agjencisë Sputnik, Kanali 12 i Izraelit, disa ditë pas marrëveshjes Tel Aviv-Abu Dhabi për normalizimin e marrëdhënieve, tani ka njoftuar se vendet e tjera arabe janë në radhë për nënshkrimin e një marrëveshjeje të ngjashme me Tel Avivin.

Zyrtarët izraelitë kanë pretenduar se vendet arabe me në krye Bahrejnin, janë në radhë për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin. Media izraelite raportuan se qeveria amerikane ishte implikuar në këtë proces dhe se zyrtarët amerikanë, përmes stimujve të tillë si një marrëveshje ekonomike po përpiqen t'i bindnin ata mes tyre Bahrejnin, të nënshkruajnë një marrëveshje kompromisi me Izraelin. Kanali 12 i Izraelit, gjithashtu raportoi se normalizimi i marrëdhënieve izraelite me Bahrejnin ka të ngjarë të ndodhë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Emirateve të Bashkuara Arabe me Izraelin, e cila është planifikuar të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë në javët e ardhshme.