Kriza e karburantit dhe mbyllja e aeroportit të Sana
Ministri i transportit të Jemenit njoftoi se për shkak të mungesës së karburantit, aktiviteti i aeroportit të Sanas është mbyllur.
Zakaria Shami, deklaroi se aeroporti ndërkombëtar i Sanas për shkak të mungesës së karburantit do të qëndrojë i mbyllur për avionët e OKB dhe të organeve humanitare. Shami shtoi se koalicioni agresor saudit ka bllokuar anijet që transportojnë produktet e naftës dhe kjo ka krijuar një katastrofë njerëzore në Jemen. Ministri i transportit të Jemenit shtoi se mbi 540 mijë të sëmurë jemenas kanë nevojë për tu kuruar jashtë vendit por për shkak të bllokimit dhe mbylljes se aeroportit të Sanas, atyre u është hequr mundësia për kurim jashtë shtetit. Jemeni prej 5 vitesh përballet me agresionin e koalicionit saudit dhe kjo ka shkaktuar mungesë të madh karburanti dhe ushqimesh.