-
Forcat izraelite nisin një inkursion të thelluar në disa zona të jugut të Libanit
Dhjetor 26, 2024 13:26"Armiku izraelit vazhdon të shkelë marrëveshjen e armëpushimit," tha ushtria libaneze në një deklaratë, duke shtuar se forcat izraelite të enjten kanë rrëmbyer një qytetar libanez. "Forcat izraelite janë infiltruar në disa pika në zonat e Qantarës, Adshit al-Qusayr dhe Wadi al-Hujayr në jug."
-
Luftëtarët e Hamasit shkatërruan një helikopter Apache të regjimit sionist
Dhjetor 26, 2024 06:36Batalionet "Dëshmori Izzeddin Al-Kassam", krahu ushtarak i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Hamas njoftuan për shkatërrimin e një helikopteri Apache të regjimit sionist nga luftëtarët e kësaj lëvizjeje.
-
Martirizohen 5 gazetarë të tjerë nga regjimi sionist në Rripin e Gazës
Dhjetor 26, 2024 06:34Ushtria izraelite vrau pesë gazetarë të tjerë palestinezë, të cilët po kryenin detyrat e tyre të raportimit.
-
Zemërimi i regjimit sionist nga mbështetja e Papës për popullin e Gazës
Dhjetor 26, 2024 06:32Pasi Papa Françesku, lideri shpirtëror i botës katolike, kritikoi luftën në Rripin e Gazës, Ministria e Punëve të Jashtme të regjimit sionist thirri ambasadorin e Vatikanit në territoret e pushtuara palestineze, Adolfo Tito Yllana, për ta qortuar.
-
Netanyahu kërcënon Ansarullahun e Jemenit
Dhjetor 26, 2024 06:30Kryeministri i regjimit sionist kërcënoi Ansarullahun e Jemenit me sulme më të rënda.
-
Erdogan: Kurdët e Sirisë, ose do të dorëzojnë armët, ose do të varrosen
Dhjetor 26, 2024 06:29Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke lavdëruar Ahmed al-Shara' (al-Xholani), tha: "Forcat e armatosura kurde në Siri, ose do t'i ulin armët ose do të varrosen atje me armët e tyre."
-
Disa sirianë u plagosën në protestën kundër Izraelit në Kuneitra
Dhjetor 25, 2024 16:35Forcat okupuese izraelite hapën zjarr ndaj protestuesve sirianë në Kuneitra, duke plagosur disa prej tyre.
-
15 dëshmorë në sulmet e mëngjesit të hershëm të regjimit sionist në Rripin e Gazës
Dhjetor 25, 2024 06:33Të paktën 15 civilë ranë dëshmorë dhe disa të tjerë u plagosën ose u zhdukën në sulmet e orëve të para të mëngjesit të sotëm, të kryera nga regjimi sionist në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.
-
Ansarullah: Ne nuk njohim asnjë vijë të kuqe në goditjen e interesave të Amerikës
Dhjetor 25, 2024 06:31Një anëtar i Këshillit të Lartë Politik të grupit të Rezistencës "Ansarullah" të Jemenit theksoi në një deklaratë se nëse Amerika pushton Jemenin, nuk do të ketë asnjë vijë të kuqe në shënjestrimin e interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.
-
Ekipi negociator i regjimit sionist kthehet nga Katari
Dhjetor 25, 2024 06:29Zyra e kryeministrit të regjimit sionist, Benjamin Netanyahu, njoftoi se ekipi negociator i këtij regjimi, përfshirë përfaqësues të Mossad-it, Shabak-ut dhe ushtrisë, u kthye në territoret e pushtuara nga Doha të martën në mbrëmje.