Britania kërcënon për dalje nga BE pa ndonjë marrëveshje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100003-britania_kërcënon_për_dalje_nga_be_pa_ndonjë_marrëveshje
Ministri britanik për çështjet e strehimit kërcënoi se nëse BE nuk tregon fleksibilitet mbi çështjen e marrëveshjes tregtare, ekziston mundësia që Anglia të largohet nga unioni pa ndonjë marrëveshje.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 08, 2020 21:33 Europe/Tirane
  • Britania kërcënon për dalje nga BE pa ndonjë marrëveshje

Ministri britanik për çështjet e strehimit kërcënoi se nëse BE nuk tregon fleksibilitet mbi çështjen e marrëveshjes tregtare, ekziston mundësia që Anglia të largohet nga unioni pa ndonjë marrëveshje.

Robert Xhenrik, ministër i strehimit në Angli në një intervistë për Sky News deklaroi: Nëse BE nuk tregon fleksibilitet dhe nuk mbështetet tek realiteti, Londra do të largohet nga blloku me marrëdhëniet tregtare të njëjta si me Australinë apo vendet e tjera. Boris Johnson kryeministër i Anglisë, gjithashtu ka njoftuar se në parlament do të parashtrojë një plan të reformuar për çështjen e Brexit. Sipas planit Anglia do të heqë një pjesë të marrëveshjes së saj me BE lidhur me Irlandën e Veriut. Johnson ka thënë se deri më 15 tetor palët kanë afat për të arritur një akord lidhur me marrëveshjen e tregtisë mes Anglisë dhe BE pas Brexit dhe në rast të kundër Britania do të largohet plotësisht nga negociatat.