Kontradiktat e Trump në lidhje me luftën dhe buxhetet ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100006-kontradiktat_e_trump_në_lidhje_me_luftën_dhe_buxhetet_ushtarake
Ndërsa po i afrohemi zgjedhjeve presidenciale të SHBA në 3 nëntor të këtij viti, kontradiktat e Presidentit Donald Trump janë intensifikuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 09, 2020 05:19 Europe/Tirane
  • Kontradiktat e Trump në lidhje me luftën dhe buxhetet ushtarake

Ndërsa po i afrohemi zgjedhjeve presidenciale të SHBA në 3 nëntor të këtij viti, kontradiktat e Presidentit Donald Trump janë intensifikuar.

Në një deklaratë kontradiktore të kohëve të fundit, Trump tha se udhëheqësit e lartë të Pentagonit duan të vazhdojnë luftën për kënaqësinë e kontraktorëve të fushës së mbrojtjes. Ai pretendoi: "Personat e lartë në Pentagon ndoshta jo sepse ata nuk duan të bëjnë asgjë tjetër përveç luftimit, por at duan të mbajnë të lumtur të gjitha kompanitë që prodhojnë bomba, aeroplanë dhe armë të tjera." Trump,  fajëson "personalitetet e Pentagonit" për lumturimin e kontraktorëve të armëve, ndërkohë që buxheti i administratës së tij për Pentagonin ka arritur nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vitin fiskal 2020, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA ka një buxhet prej 721 miliardë dollarë. Gjatë tre viteve të presidencës Trump, Pentagoni ka marrë më shumë se 2 trilion dollarë financime, të cilat janë përdorur për kontraktimin e armëve për menaxhimin e bazave ushtarake dhe garantimin e interesave të kontraktorëve të mbrojtjes. Me fjalë të tjera, vetë presidenti është figura kryesore në sigurimin e interesave dërrmuese të kontraktorëve të mbrojtjes duke nënshkruar buxhete të majme vjetore. Sigurisht, në Shtetet e Bashkuara ka lobe shumë të forta për të ndikuar në vendimet ekzekutive me synimin për të rritur vazhdimisht buxhetet e mbrojtjes, deri në pikën që në shumë raste, buxheti i aprovuar nga Kongresi Amerikan tejkalon buxhetin e kërkuar nga qeveria dhe Departamenti i Mbrojtjes. Sidoqoftë, duke iu nënshtruar këtyre presioneve, qeveritë në fund të fundit janë në përputhje me dëshirat e "aksionarëve të luftës". Ndërsa planet e Departamentit së Mbrojtjes, janë për të shërbyer interesave të pronarëve të industrisë së armëve dhe kontraktorëve kryesorë të mbrojtjes. Për shembull, Mark Speer (i cili u emërua Sekretar i Mbrojtjes nga Donald Trump), më parë ishte lobisti kryesor për Raytheon, prodhuesi më i madh i pajisjeve ushtarake në Shtetet e Bashkuara, i cili u emërua Shefi i Departamentit të Mbrojtjes në vitin 2017. Sidoqoftë për shkak të pakënaqësisë së përhapur amerikane për shpërdorimin  e taksave në ciklin e përfitimit të "aksionarëve të luftës", disa presidentë të SHBA janë detyruar në disa raste që të kritikojnë përfitimet ushtarake të komandantëve ushtarakë dhe pronarëve të armëve. Dwight D. Eisenhower, për shembull, paralajmëroi mbi rreziqet e komplekseve ushtarako-industriale në fjalimin e tij të fundit vjetor presidencial. Sidoqoftë, për kënaqësinë e të njëjtit kontraktorëve ushtarakë që ai ka tani po i kritikon, Trump duke rritur buxhetet e mbrojtjes ka shpenzuar më shumë para për ata se çdo president tjetër pas Luftës së Dytë Botërore. Por për shkak se ai ka nevojë për votat e qytetarëve kritikë amerikanë, ai akuzon "zyrtarë të lartë të Pentagonit" se kanë bërë të lumtur kompanitë e armëve duke filluar luftëra të reja.