Vazhdon rënia e shpejtë e çmimeve botërore të naftës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100010-vazhdon_rënia_e_shpejtë_e_çmimeve_botërore_të_naftës
Shqetësimet në lidhje me një valë të re të shpërthimit të koronavirusit kanë ulur çmimet globale të naftës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 09, 2020 05:19 Europe/Tirane
  • Vazhdon rënia e shpejtë e çmimeve botërore të naftës

Shqetësimet në lidhje me një valë të re të shpërthimit të koronavirusit kanë ulur çmimet globale të naftës.

Të mërkurën në mëngjes, rënia e çmimeve botërore të naftës, e cila ishte përshpejtuar që nga dje, vazhdoi. Rritja e frikës nga Covid-19 në vende të ndryshme është arsyeja kryesore për rënien e çmimeve të naftës Brent nën 40 dollarë për herë të parë në tre muajt e fundit. Kriza më e madhe shëndetësore përgjatë një shekulli duket se është e pakontrollueshme dhe në vende të tilla si India, Britania, Spanja dhe pjesë të Shteteve të Bashkuara, rastet e Covid-19 vazhdojnë të rriten. Kjo ka zbehur më tej shpresat për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe rritjen e kërkesës për naftë, benzinë ​​dhe produkte të tjera të ngjashme. Nafta e papërpunuar Brent e Detit të Veriut ra me 16 cent, ose 0.4 përqind, në 39.62 dollarë për fuçi këtë mëngjes. Brent ra më shumë se 5 përqind dje. West Texas Intermediate e papërpunuar ra me 24 cent, ose 0.7 përqind, në 36.52 dollarë për fuçi. Çmimet e naftës bazë të SHBA ranë me rreth 8 përqind gjatë se martës.