Lavrov: Veprimet dashakeqe të Uashingtonit minojnë stabilitetin ndërkombëtar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100049-lavrov_veprimet_dashakeqe_të_uashingtonit_minojnë_stabilitetin_ndërkombëtar
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov të Premten në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij kinez kritikoi ashpër veprimet shkatërruese të SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 11, 2020 16:37 Europe/Tirane
  • Lavrov: Veprimet dashakeqe të Uashingtonit minojnë stabilitetin ndërkombëtar

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov të Premten në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij kinez kritikoi ashpër veprimet shkatërruese të SHBA.

"Veprimet shkatërruese të Uashingtonit minojnë stabilitetin ndërkombëtar," tha Lavrov në një konferencë për shtyp, duke iu referuar tensioneve dhe veprimeve shkatërruese të SHBA. Ministri i jashtëm rus gjithashtu iu referua përpjekjeve të SHBA për të shkatërruar Marrëveshjen bërthamore, duke shtuar se shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën, kundërshtojnë përpjekjet e SHBA për të dobësuar dhe shkatërruar Marrëveshjen bërthamore. Lavrov vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore në shkelje të rezolutave të KS të OKB, duke injoruar parimet morale, politike dhe diplomatike. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar. Ministri i Jashtëm rus gjithashtu në përgjigje të akuzave nga Uashingtoni se Moska po ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të SHBA, tha se akuzat kundër Rusisë për ndërhyrje në punët e brendshme të SHBA janë të pabaza. Duke kritikuar Shtetet e Bashkuara, Ministri i Jashtëm rus shtoi se janë Shtetet e Bashkuara që kanë ndërhyrë vazhdimisht në punët e brendshme të Rusisë, Kinës dhe Iranit.