Bombarduesit amerikanë stimuluan sulmet ndaj Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100063-bombarduesit_amerikanë_stimuluan_sulmet_ndaj_rusisë
Komandanti i Forcës Ajrore të Rusisë tha se bombarduesit strategjikë B-52 të SHBA stimuluan sulmet ndaj Rusisë gjatë stërvitjeve të muajit të kaluar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 12, 2020 06:25 Europe/Tirane
  • Bombarduesit amerikanë stimuluan sulmet ndaj Rusisë

Komandanti i Forcës Ajrore të Rusisë tha se bombarduesit strategjikë B-52 të SHBA stimuluan sulmet ndaj Rusisë gjatë stërvitjeve të muajit të kaluar.

Sergei Sorovikin, komandanti i Forcës Ajrore Ruse, në një deklaratë të Premten në mbrëmje tha se Shtetet e Bashkuara kishin përdorur bombardues strategjikë B-52 për të kryer sulme ushtarake në Rusi. Sipas zyrtarit rus, bombarduesit amerikanë B-52 stimuluan sulmet ndaj Rusisë nga Estonia dhe Kanadaja gjatë stërvitjeve të tyre në fund të gushtit. Komandanti i Forcës Ajrore Ruse paralajmëroi se ushtria ruse i konsideroi stërvitjet "jo miqësore dhe provokuese" me praninë e bombarduesve strategjikë amerikanë pranë kufirit rus. Zyrtarët ushtarakë dhe politikë rusë kanë paralajmëruar vazhdimisht vendet anëtare të NATO-s, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, rreth lëvizjeve ushtarake në rajonet fqinje të Federatës Ruse, nga Evropa Lindore në Polin e Veriut ku Moska ka vendosur sisteme raketore dhe mbrojtëse S400 për t'iu kundërvënë atyre.