Universiteti Princeton evakuohet, mbyllen rrugët
Shtator 19, 2020 20:22 Europe/Tirane
Universiteti Princeton në New Jersey u evakuua pas një alarmi për bombë.
Faqja e Universitetit Princeton tha se policia evakuoi universitetin menjëherë pas një alarmi për bombë. Sipas faqes së internetit, universiteti lëshoi një deklaratë paralajmërues duke theksuar se kjo nuk është evakuim sprove por përkundrazi, po bëhet për shkak të një alarmi për bombë, prandaj, të gjithë studentëve u është kërkuar të bashkëpunojnë plotësisht me forcat e sigurisë dhe policinë. Raportet tregojnë se Policia e Shtetit të New Jersey dhe forcat e sigurisë kanë mbyllur rrugët që çojnë në universitet dhe evakuimi i stafit mësimor, administratës dhe studentëve është duke u zbatuar.
Tags