Frika nga korona virsuit në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100280-frika_nga_korona_virsuit_në_evropë
Shumë nga shtetet evropiane po rivendosin masa kufizuese për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 23, 2020 17:35 Europe/Tirane
  • Frika nga korona virsuit në Evropë

Shumë nga shtetet evropiane po rivendosin masa kufizuese për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

 Kryeministri britanik Boris Johnson nga parlamenti do të bëjë me dije masat e reja që qeveria synon të ndërmarrë.  Niveli i alarmit të Mbretërisë së Bashkuar po rritet në katër pas një paralajmërimi nga eksperti shkencor sipas të cilit nga mesi i muajit tetor mund të ketë 50.000 raste të reja me Koronavirus.  "Ndërsa sëmundja përhapet, në të gjitha grupmoshat, ne presim që të kemi  shtrime në spital dhe për fat të keq, këto raste  do të çojnë në një rritje të numrit të  vdekjeve", tha kryeshkencëtari britanik Patrick Vallance.  Duke nisur nga e enjtja në Mbretërinë e Bashkuar të gjitha baret, klubet e të tjera zona publike do të mbyllen duke nisur nga ora 22:00. Pritet që një ligj i ri të kufizojë edhe shërbimin e ushqimeve dhe pijeve në ambientet e hapura.  Edhe në Francë po rivendosen kufizimet. Lion sikundër Bordeaux dhe Marseilles e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në zonat pranë shkollave, në stacione, qendra tregtare dhe sportive.  Vizitat në shtëpitë e të moshuarve janë limituar në dy herë në javë dhe në zonën e Rhone nuk lejohen mbledhjet familjare apo me miqtë me më shumë se 10 persona.  Qyteti i Mynihut në Gjermani ka një nga nivelet më të larta të infektuarve në vend dhe tani po lejon të takohen vetëm deri në pesë persona të  familjes. Mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme në hapësirat publike.  ”Shumë njerëz nuk mbajnë maskë.  Isha në metro dhe shumë nuk e mbanin një të tillë. Është e pavlefshme në këtë mënyrë”, shprehet një qytetar.