Dyshime në lidhje me transferimin paqësor të pushtetit në Amerikë
Në më pak se një muaj, zgjedhjet presidenciale të SH.B.A.-së do të mbahen dhe në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë polemika dhe dilema po rrethojnë shoqërinë amerikane.
Në rastin më të fundit, Donald Trump përsëriti pretendimet se do të kishte mashtrim të gjerë në zgjedhjet e ardhshme në SHBA, duke parashikuar që rezultati i zgjedhjeve presidenciale të përcaktohet nga Gjykata e Lartë Federale e SHBA. Prandaj, ai tha se vendi i lirë në Gjykatën e Lartë pas vdekjes së gjyqtarit Ruth Bilder Ginsberg, duhet të përcaktohet përpara ditës së zgjedhjeve. Trump gjithashtu refuzoi edhe një herë të komentojë në mënyrë të qartë mbi transferimin paqësor të pushtetit pas zgjedhjeve të 3 nëntorit. Vërejtjet janë gjithnjë e më domethënëse pasi sondazhet e opinionit tregojnë se i emëruari demokrat Joe Biden ka dalë më mirë se Donald Trump. Është raportuar madje se në disa shtete që kanë qenë oborret e republikanëve për vite me radhë, të tilla si Georgia dhe Texas, shanset për fitoren e kandidatit Demokrat janë rritur. Në shumicën e shteteve ku Trump mundi rivalin e tij Demokrat në 2016, situata e republikanëve është përshkruar si shqetësuese. Duke pasur parasysh këtë situatë, Trump dhe mbështetësit e tij pritet të sfidojnë rezultatet e zgjedhjeve në shumë shtete dhe zona elektorale dhe të ngrenë padi kundër rezultatit. Sigurisht, ekziston një histori e gjatë ankesash në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve dhe numërimin e votave në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2000, këto ankesa u paraqitën në Gjykatën e Lartë të SH.B.A.-së në Florida dhe më në fund, duke u mbështetur në epërsinë e gjyqtarëve konservatorë mbi gjyqtarët liberalë, gjykata urdhëroi një ndalje të rinumërimit të Florida-s dhe kështu republikani George W. Bush u fut në presidencë. Trump ka thënë prej kohësh se nuk do të humbasë zgjedhjet, vetëm nëse demokratët do të manipulojnë zgjedhjet në formë masive. Nga ana tjetër, Kamala Harris , kandidati për nënpresidente nga Partia Demokratike, ka thënë se humbja e Demokratëve do të ndodhë vetëm nëse Rusia ndërhyn përsëri në zgjedhjet e SHBA. Me fjalë të tjera, republikanët dhe demokratët nuk kanë ndërmend të pranojnë rezultatet dhe humbjen e mundshme të zgjedhjeve pa një proces gjyqësor, si në raundet e mëparshme. Pyetja më e rëndësishme, megjithatë, është nëse presidenti amerikan do të pranojë një humbje të mundshme në zgjedhje dhe a t'ia dorëzojë pushtetin paqësisht presidentit të zgjedhur. Trump ende nuk u është përgjigjur pyetjeve të shumta nga gazetarët, duke thënë "ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë". Komentet kanë ngritur shqetësime edhe brenda partisë Republikane. Senatori republikan Mitt Romney, kandidati humbës në zgjedhjet presidenciale të SHBA 2012, në reagim ndaj përgjigjes së paqartë të Trump në Tëitter shkroi: "Baza e demokracisë është transferimi paqësor i pushtetit ... çdo sugjerim që një president të mos respektojë garancitë kushtetuese, është e paimagjinueshme dhe e papranueshme. Sidoqoftë, në vitet e fundit Trump ka treguar vazhdimisht se nuk u shmanget veprimeve të paimagjinueshme dhe të papranueshme.