Çifti Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë me rroba të palara!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100313-Çifti_netanyahu_në_shtëpinë_e_bardhë_me_rroba_të_palara!
E përditshmja amerikane Washington Post thotë së fundmi me ironi në një editorial se kryeministri izraelit dhe gruaja e tij vijnë vazhdimisht në Shtëpinë e Bardhë me valixhet plot me rroba ta palara “për të përdorur shërbimin e pastrimit falas që ofrohet aty”.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 25, 2020 21:08 Europe/Tirane
  • Çifti Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë me rroba të palara!

E përditshmja amerikane Washington Post thotë së fundmi me ironi në një editorial se kryeministri izraelit dhe gruaja e tij vijnë vazhdimisht në Shtëpinë e Bardhë me valixhet plot me rroba ta palara “për të përdorur shërbimin e pastrimit falas që ofrohet aty”.

Zyra e Benjamin Netanyahu refuzonte ashpër pretendimet. Akuzat në dukje figurative nuk kanë të bëjnë si me pastrimin e imazhit të Izraelit pas kritikave botërore për politikat e tij të kontestuara, por me një rast konkret kur zonja e parë izraelite Sara Netanyahu është akuzuar se ka ardhur në vizita shtetërore në SHBA me disa çanta me rroba të palara duke kërkuar pastrimin nga stafi i hotelit. Pretendimet kanë dalë fillimisht në 2010, gjatë një hetimi të brendshëm për shpërdorim fondesh. Megjithëse është zakon që të ftuarit në Shtëpinë e Bardhë kanë shërbimin e larjes së rrobave, zakonisht ato janë vetëm një numër i kufizuar objektesh, kjo prej natyrës së shkurtër të vizitave shtetërore. Por një zyrtar i paidentifikuar amerikan i tha Washington Post se “Çifti Netanyahu janë të vetmit që sjellin valixhe me rroba të palara që ne t’ua pastrojmë”. “Pas përsëritjes në disa udhëtime, u bë e qartë se kjo ishte e qëllimshme”, tha burimi. Zyrtarët izraelitë i kanë quajtur pretendimet “absurde” por pranonin se kjo kishte ndodhur vazhdimisht. Netanjahu është aktualisht në gjyq për mashtrim, korrupsion dhe pranim ryshfeti.