Kremlini bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Nagorni-Karabak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100365-kremlini_bën_thirrje_për_armëpushim_të_menjëhershëm_në_nagorni_karabak
Moska i ka kërkuar Armenisë dhe Azerbajxhanit të ndërpresin menjëherë zjarrin në Nagorni-Karabak dhe të tregojnë përmbajtje maksimale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 28, 2020 16:38 Europe/Tirane
  • Kremlini bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Nagorni-Karabak

Moska i ka kërkuar Armenisë dhe Azerbajxhanit të ndërpresin menjëherë zjarrin në Nagorni-Karabak dhe të tregojnë përmbajtje maksimale.

"Ne po u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve, si ata të jashtëm, ashtu edhe ata të brendshëm, të tregojnë përmbajtje maksimale, përfshirë edhe përsa i përket retorikës. Është e nevojshme të jemi sa më të kujdesshëm në mënyrë që të arrijmë menjëherë një armëpushim dhe të kthehemi në tryezën e bisedimeve" , u tha gazetarëve Zëvendës Ministri i Jashtëm rus Andrey Rudenko. Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov theksoi se Moska ka një mundësi për të ndaluar përshkallëzimin për shkak të pozicionit të saj të ekuilibruar. "Është shumë e rëndësishme të ndalosh një konflikt ushtarak, në vend që të thuash se kush ka të drejtë dhe kush është i gabuar. Rusia gjithmonë ka pasur një pozicion të ekuilibruar. Ky pozicion është ai që i jep Rusisë një mundësi të përdorë ndikimin e saj dhe marrëdhëniet e saj të mira me të dy vendet , Armeninë dhe Azerbajxhanin, për të zgjidhur konfliktin ", u tha Peskov gazetarëve. Ai gjithashtu tha se Moska është në kontakt të ngushtë me Ankaranë lidhur me tensionet në rajon.