Rusia kundërshton rikthimin e sanksioneve ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100418-rusia_kundërshton_rikthimin_e_sanksioneve_ndaj_iranit
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB ka deklaruar se rikthimi i sanksioneve kundër Iranit është i refuzuar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 01, 2020 15:57 Europe/Tirane
  • Rusia kundërshton rikthimin e sanksioneve ndaj Iranit

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB ka deklaruar se rikthimi i sanksioneve kundër Iranit është i refuzuar.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vasily Nebenzya, përfaqësuesi i Rusisë në OKB, ditën e enjte gjatë fjalës së tij në mbledhjen e KS të OKB me rastin e fillimit të kryesisë së radhës të Rusisë në KS, deklaroi: “Ajo çfarë nuk do të ndodhë në mënyrë të prerë, është rikthimi i sanksioneve kundër Iranit. Çështja e rikthimit të sanksioneve kundër Iranit për të cilin po insiston Amerika, më nuk do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB. Amerika me daljen e njëanshme nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, ka shkelur tekstin e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare dhe rezolutën 2231 që është miratuar në konfirmimin e kësaj marrëveshje”.

Megjithatë, pavarësisht kundërshtimit të anëtarëve të tjerë të KS të OKB, Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, më 19 shtator pretendoi se janë ringjallur të gjitha sanksionet e OKB kundër Iranit duke përfshirë edhe embargon e armëve!!!