Testohet për Covid-19 edhe Joe Biden
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100446-testohet_për_covid_19_edhe_joe_biden
Sfidanti demokrat i presidentit Donald Trump ne zgjedhjet e 3 nëntorit, Joe Biden do të testohet edhe ai për koronavirus.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2020 15:39 Europe/Tirane
  • Testohet për Covid-19 edhe Joe Biden

Sfidanti demokrat i presidentit Donald Trump ne zgjedhjet e 3 nëntorit, Joe Biden do të testohet edhe ai për koronavirus.

Biden mori pjesë të martën në debatin e parë televiziv me rivalin republikan, i cili ka rezultuar tani i prekur nga sëmundja. Tani, sipas zyrtarëve shëndetësorë, edhe Biden duhet të testohet menjëherë sepse ka qenë afër me Trumpin. Edhe pse në debat ata qëndruan më shumë se dy metra larg njëri-tjetrin, kanë ndenjur gjithsesi në një ambient të mbyllur dhe nuk kanë mbajtur maska. Sapo çifti presidencial në SHBA bëri publik faktin, që analizat e testit për Covid-19 rezultuan pozitive, një numër i lartë mesazhesh nga personazhe të njohur pushtuan Twitterin brenda një kohë rekord. Infektimi me COVID-19 i Donald Trumpit solli të premten shitjen e shpejtë të aksioneve dhe naftës dhe rritje të kërkesës për asete tradicionalisht të sigurta, siç është ari dhe obligacionet. Nëse simptomat janë të lehta dhe Trump shërohet shpejt, tregjet mund të stabilizohen dhe presidenti mund të përdorë përvojën për të projektuar imazhin e tij si luftëtar në fushatën kundër sfiduesit demokrat Joe Biden. Por nëse infeksioni përhapet tek anëtarët e tjerë të kabinetit, investuesit do të alarmohen.