Përgjigja e Turqisë ndaj kërcënimeve të BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100447-përgjigja_e_turqisë_ndaj_kërcënimeve_të_be
Turqia ka minimizuar kërcënimet e BE për sanksione në përgjigje të aktiviteteve të saj të kërkimit të gazit në Mesdheun lindor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2020 15:39 Europe/Tirane
  • Përgjigja e Turqisë ndaj kërcënimeve të BE

Turqia ka minimizuar kërcënimet e BE për sanksione në përgjigje të aktiviteteve të saj të kërkimit të gazit në Mesdheun lindor.

Në konkluzionet e samitit dyditor që nisi një ditë më parë në Bruksel, BE apeloi Turqinë të heqë dorë nga pretendimet territoriale në Mesdhe që cenojnë sovranitetin e Greqisë dhe Qipros. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen, paralajmëroi se përndryshe Ankaranë e presin sanksionet. “E duam një marrëdhënie pozitive dhe konstruktive me Turqinë. Kjo do të ishte patjetër në interesin e Ankarasë, por duhen ndalur provokimet dhe presionet. Nëse Ankaraja vazhdon kështu, BE-ja do përdorë të gjitha instrumentet në dispozicion. Nuk është kjo ajo që duam.” Në përgjigje të deklaratës së liderëve të BE, Ministria e Jashtme turke tha se Bashkimi Evropian duhet të dijë se Turqia nuk do të heqë dorë nga të drejtat e saj në Mesdhe. Shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell më parë i përshkroi veprimet e Turqisë në Mesdheun lindor si "të njëanshme" dhe njoftoi vendosjen e një pakete sanksionesh kundër Ankarasë.