Kaledonia e Re mban referendum për pavarësi nga Franca
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100489-kaledonia_e_re_mban_referendum_për_pavarësi_nga_franca
Qytetarët e rajonit Kaledonia e Re (New Caledonia) kanë shkuar pranë kutive të votimit në referendumin e dytë për pavarësinë e këtij rajoni nga Franca.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 04, 2020 14:42 Europe/Tirane
  • Kaledonia e Re mban referendum për pavarësi nga Franca

Qytetarët e rajonit Kaledonia e Re (New Caledonia) kanë shkuar pranë kutive të votimit në referendumin e dytë për pavarësinë e këtij rajoni nga Franca.

Kanali televiziv France 24 ka njoftuar se autoritetet e ishujve Kaledonia e Re në Oqeanin e Qetë kanë deklaruar se niveli i pjesëmarrjes në këtë referendum deri më tani ka qenë 49%. Rreth 180 mijë qytetarë me të drejtë vote kanë marrë pjesë në këtë referendum.

Kaledonia e Re që nga viti 1853 ndodhet nën pronësinë e Francës. Lionel Jospin, kryeministri i Francës në atë kohë, pas negociatave të gjata në vitin 1998, ka nënshkruar marrëveshjen NOMEA. Sipas kësaj marrëveshje, autoriteteve lokale të Kaledonias së Re u është dhënë afat 20 vjet për organizimin e referendumit për pavarësi dhe referendumi i parë është zhvilluar në vitin 2018, ndërsa referendumi i dytë po zhvillohet këtë vit.

Në vitin 2018 mbi 56% e qytetarëve të Kaledonias së Re janë deklaruar kundër pavarësisë së këtij rajoni. Në rast se shumica e qytetarëve votojnë pro pavarësisë në këtë referendum, atëherë Kaledonia e Re do të jetë një shtet i pavarur, mirëpo Franca do ta ruaj praninë e vet gjatë periudhës kohore të transferimit të pushtetit e cila mund të zgjasë disa vite.