Armenia kërkon vendosjen e paqeruajtësve rus në Nagorno Karabak
Nikoll Pashinian, kryeministri i Armenisë, ka kërkuar vendosjen e forcave paqeruajtëse të Rusisë në rajonin Nagorno Karabak të përfshirë nga konflikti.
Kanali 2 i televizionit shtetëror të Rusisë ka njoftuar se Nikoll Pashinian, kryeministri i Armenisë, ka thënë se çështja e vendosjes së forcave paqeruajtëse ruse në rajonin Nagorno Karabak do të shtrohet për diskutim në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.
Grupi i Minskut i formuar nga OSBE punon që nga vitet 1990-ta për zgjidhjen politike të çështjes së rajonit Nagorno Karabak dhe Rusia, Amerika dhe Franca përbëjnë kryesinë e këtij grupi.
Ndërkohë Dmitry Paskov, zëdhënësi i presidentit të Rusisë, ka thënë: "Moska mund të dërgojë forcat e saj paqeruajtëse në rajonin Nagorno Karabak me kusht nëse pajtohen Armenia dhe Azerbajxhani. Forcat paqeruajtëse të Rusisë vetëm me pëlqimin e të dy palëve të përfshira në konflikt mund të dërgohen në rajonin e përfshirë nga lufta".
Konflikti mes Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit ka rifilluar me luftime të ashpra që nga 27 shtatori për pronësinë e rajonit Nagorno Karabak në kufijtë e përbashkët të të dy vendeve.