Komisioni Evropian është kundër përshpejtimit të bisedimeve për pranimin e Turqisë
(last modified Wed, 07 Oct 2020 08:55:37 GMT )
Tetor 07, 2020 10:55 Europe/Tirane
  • Komisioni Evropian është kundër përshpejtimit të bisedimeve për pranimin e Turqisë

Komisioni Evropian (KE) ka akuzuar Turqinë për dështimin e saj për të vendosur standarde demokratike, për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit dhe për të luftuar korrupsionin dhe tha se negociatat mbi pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të përshpejtohen.

Komisioni Evropian gjithashtu vuri në dukje se zyrtarët turq vazhdojnë të bëjnë presion mbi shoqërinë civile, grupet e ndihmës dhe media, duke shtuar se fuqia politike është ende e përqendruar në duart e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Raporti thotë: Turqia është një nga partnerët kryesorë të BE, por ajo është ende duke u larguar nga BE në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave kushtetuese dhe pavarësisë së gjyqësorit. Komisioni Evropian kritikoi gjithashtu tensionet e Turqisë me Qipron rreth eksplorimit të burimeve të energjisë në Mesdheun lindor dhe rolin e Ankarasë në zhvillimet në Libi dhe Siri, duke shtuar se politika e saj e jashtme "është në kundërshtim me përparësitë e BE".

Tags