Rusia testoi një raketë supersonike detare
Rusia ka testuar një raketë të re supersonike detare e cila ka goditur me sukses objektivin.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ditën e mërkurë ka publikuar një video të lëshimit të raketës supersonike detare "Sirkon" e cila është lëshuar nga anija luftarake "Admiral Gorshkov" në Detin e Bardhë në veri të Rusisë.
Valeri Grasimov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Rusisë, sot gjithashtu ka paraqitur një raport para Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, në lidhje me testimin e kësaj rakete të re e cila ka goditur një objektiv të caktuar në Detin Barnetz.
Putin ka thënë se puna mbi sistemin raketor Sirkon dhe fazat e testimit me sukses të kësaj rakete është një ngjarje e madhe për forcat e armatosura të Rusisë dhe për të gjithë vendin.
Presidenti rus në vazhdim ka theksuar: "Pajisja e forcave të armatosura të Rusisë me armët më të sofistikuara të cilat nuk do të kenë shembull të ngjashëm në asnjë vend tjetër, do ta sigurojë kapacitetin mbrojtës të vendit në një periudhë afatgjate".