S-400 turke kundër Rusisë?
Turqia ka filluar përdorimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 të blera nga Rusia kundër avionëve rusë dhe raketave cruise të Rusisë.
Sistemet e para S-400 të Turqisë u vendosën drejtpërdrejt në pjesën jugore të Detit të Zi, çka është mëse e mjaftueshme për të monitoruar të gjitha lëvizjet nga bazat ushtarake ruse të vendosura në Krime. Kështu Turqia mund të provonte sistemet S-400 mbi raketat anti-ajrore (SAM) gjithashtu ruse, në brigjet e Detit të Zi, njoftoi gazeta turke Yeni Akit. Edicioni turk tregon pamje video në të cilat një pjesë e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 Triumph kalon qytetin e Samsunit drejt provincës së Sinopit në veri të vendit. Ndërsa sistemet S-400 ruse janë në gjendje të zbulojnë objektiva në distanca deri në 600 kilometra, i gjithë gadishulli i Krimesë, duke përfshirë bazat ajrore ushtarake ruse të vendosura në zonë, tani është nën kontrollin e ushtrisë turke. Sidoqoftë, pavarësisht qëndrimit të saj në dukje neutral ndaj Rusisë, duke qenë një anëtare e NATO-s, Turqia mund të paraqesë një kërcënim serioz për Rusinë në rajon. "Turqia gjithmonë është sjellë si një partner i paskrupullt dhe nuk i përdor S-400 ruse vetëm për të garantuar sigurinë e kufijve të saj, por nëse është e nevojshme të ketë epërsi ajrore në luftën kundër avionëve luftarakë dhe raketave ruse ”, nënvizojnë ekspertët ushtarakë rusë.