Tetor 08, 2020 08:52 Europe/Tirane
  • Lirohet polici vrasës i Geroge Floyd

Ish-oficeri i policisë  Derek Chauvin, i akuzuar për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, u lirua sot me kusht pas garancisë 1 milion dollarë.

 Derek Chauvin akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe të tretë dhe vrasje nga pakujdesia për vdekjen e Floyd më 25 maj në Minneapolis.  Rasti ndezi një valë protestash në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër dhunës policore dhe racizmit.  Gjykata vendosi lirimin e pakushtëzuar të tij kundrej garancisë 1.25 milion dollare. Ai pagoi 1 milion, që do të thotë se ai u la i lirë me kusht, çka përfshin një ndalim për të punuar në agjencitë e zbatimit të ligjit dhe për të rënë në kontakt me familjen e Floyd. Ai gjithashtu do të duhet të dorëzojë lejen për mbajtjen  e armëve të zjarrit.  Ish-oficeri i policisë 44-vjeçar do të dalë në gjyq në mars së bashku me tre ish-kolegë të tjerë të akuzuar për bashkëpunim në vdekjen e Floyd.

Tags