Terroristët "The Beatles" të ISIS ekstradohen në Amerikë
Zyra e hetimeve federale FBI e Amerikës në mënyrë zyrtare ka akuzuar dy pjesëtarë të grupit terrorist ISIS të cilët kanë marrë pjesë në operacionet për vrasjes dhe pengmarrje dhe këto dy terroristë do të ekstradohen nga Iraku në Amerikë.
Gazeta amerikane "New York Times" në një raport të saj ka shkruar se zyra e FBI e Amerikës me anë të një deklarate, këta dy terrorist me emra Alexander Amon dhe Al-Shafi'i Al-Shejkh i ka akuzuar për vrasje, burgosje, torturimin e pengjeve perëndimore që disa prej tyre edhe u kanë prerë kokën. Këto dy terrorist i përkasin pjesës perëndimore të Londrës dhe njihen me emrin "The Beatles".
Terroristët në fjalë ishin krerë të një grupi terrorist i cili ka marrë pjesë në operacionet për pengmarrjen e shtetasve evropiane dhe amerikan gjatë viteve 2012-2015. Këta dy persona pas shpartallimit të grupit terrorist ISIS, në janar të vitit 2018 ishin arrestuar nga forcat grupit militant kurd SDF dhe nëpërmjet Turqisë, ekstradohen në Amerikë. Grupi terrorist "The Beatles" është pjesë e ISIS që në botë njihet për tortura, vrasje dhe prerjen e kokave të pengjeve të huaja. Zyra e FBI ka deklaruar se këta dy terrorist akuzohen për kryerjen e krimeve në lidhje me pengmarrje dhe vrasjen e 4 shtetasve amerikanë dhe gjithashtu të shtetasve anglezë dhe japonezë.