Pompeo: Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bëjnë presion maksimal mbi Iranin
Sekretari amerikan i shtetit përsëriti se Uashingtoni do të vazhdojë politikën e tij për të ushtruar presionin më të madh mbi Republikën Islamike të Iranit.
Sipas IRNA, "Mike Pompeo" në një deklaratë të Enjten, duke iu referuar sanksioneve kundër 18 bankave dhe institucioneve financiare iraniane, tha: "Fushata e presionit maksimal të SHBA kundër Iranit do të vazhdojë në mënyrë që Irani të jetë i prirur për negociata gjithëpërfshirëse". Departamenti i Thesarit i SHBA sanksionoi të enjten 18 banka iraniane pas veprimeve armiqësore të Uashingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit. Pas tërheqjes së paligjshme nga marrëveshja bërthamorë (8 maj 2018), Shtetet e Bashkuara kanë filluar një fushatë gjithëpërfshirëse për të bërë presion mbi Iranin. Uashingtoni ka deklaruar se qëllimi i "fushatës së presionit maksimal" kundër Iranit është të arrijë një marrëveshje të re me Teheranin që adreson të gjitha çështjet e SHBA. Me tërheqjen e njëanshme nga marrëveshja bërthamore me Iranin, qeveria amerikane mendoi se duke ndjekur një politikë të presionit maksimal, ajo do ta detyronte Iranin të vinte në tryezën e negociatave dhe të pranonte një marrëveshje të re mbi kushtet e SHBA. Pas rreth dy vjet e gjysmë, Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur asnjë nga qëllimet e tyre kundër Iranit.