Putin fton në Moskë ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100604-putin_fton_në_moskë_ministrat_e_jashtëm_të_azerbajxhanit_dhe_armenisë
Presidenti i Rusisë, Putin ftoi në Moskë ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë lidhur me konfliktin në Nagorni Karabak që ndodhet nën pushtimin e Armenisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 09, 2020 05:55 Europe/Tirane
  • Putin fton në Moskë ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë

Presidenti i Rusisë, Putin ftoi në Moskë ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë lidhur me konfliktin në Nagorni Karabak që ndodhet nën pushtimin e Armenisë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ftoi në Moskë ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë lidhur me konfliktin në Nagorni Karabak që ndodhet nën pushtimin e Armenisë. Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini rikujtohet se Putin zhvilloi një seri bisedash telefonike me presidentin azerbajxhanas, İlham Aliyev dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan. Presidenti rus u bëri thirrje për ndalimin e konfliktit për arsye humanitare në Nagorni Karabak për shkëmbimin e viktimave dhe të burgosurve. "Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë ftohen në Moskë më 9 tetor për t'u këshilluar për këto çështje nën ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm rus", thuhet në deklaratën e Kremlinit.