Putin fton në Moskë ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë
Presidenti i Rusisë, Putin ftoi në Moskë ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë lidhur me konfliktin në Nagorni Karabak që ndodhet nën pushtimin e Armenisë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ftoi në Moskë ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë lidhur me konfliktin në Nagorni Karabak që ndodhet nën pushtimin e Armenisë. Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini rikujtohet se Putin zhvilloi një seri bisedash telefonike me presidentin azerbajxhanas, İlham Aliyev dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan. Presidenti rus u bëri thirrje për ndalimin e konfliktit për arsye humanitare në Nagorni Karabak për shkëmbimin e viktimave dhe të burgosurve. "Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë ftohen në Moskë më 9 tetor për t'u këshilluar për këto çështje nën ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm rus", thuhet në deklaratën e Kremlinit.