Shtohen ndjenjat anti-izraelite në Armeni
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100614-shtohen_ndjenjat_anti_izraelite_në_armeni
Një ligjvënëse armene ka anuluar anëtarësimin e saj në Grupin e Miqësisë Armeni-Izrael në protestë kundër shitjes së armëve të Tel Avivit në Republikën e Azerbajxhanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 09, 2020 16:34 Europe/Tirane
  • Shtohen ndjenjat anti-izraelite në Armeni

Një ligjvënëse armene ka anuluar anëtarësimin e saj në Grupin e Miqësisë Armeni-Izrael në protestë kundër shitjes së armëve të Tel Avivit në Republikën e Azerbajxhanit.

Pasi anuloi anëtarësimin e saj në Grupin e Miqësisë Armeni-Izrael, Christine Bogosian, deputete e Parlamentit Armen, i konsideroi të papranueshme politikat e Tel Avivit. "Duke qenë se Izraeli po luan një rol shkatërrues në konfliktin e Karabakut midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke i shitur armatime të sofistikuara Republikës së Azerbajxhanit, por edhe për shkak të politikave të ti j të papranueshme, kam anuluar anëtarësimin tim në grupin parlamentar Armeni-Izrael, ”tha ajo. Azerbajxhani ka përdorur “dronë kamikazë” të prodhuar nga Izraeli që mund të godasin pozicione armene dhe artilerie armene, në terrenin malor të Nagorni-Karabakut. Si pasojë, javën e kaluar, Armenia tërhoqi ambasadorin e saj nga Izraeli në shenjë proteste ndaj “furnizimit të Azerbejxhanit me armë ultra-moderne”. Ky veprim i regjimit të Tel Avivit i ka shtuar ndjenjat anti-izraelite në popullsinë armene.