Anulohet debati i dytë presidencial
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100622-anulohet_debati_i_dytë_presidencial
Komisioni monitorues i debateve të presidencës njoftoi se debati i dytë televiziv mes kandidatëve për president është anuluar. Shkak për këtë është mospranimi i një debati të tillë në formë virutale. Presidenti Donald Trump deklaroi të enjten se nuk do të marrë pjesë në një debat virtual, duke vënë në dyshim përballjen e dytë presidenciale mes tij dhe rivalit demokrat Joe Biden, të parashikuar më 15 tetor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2020 04:56 Europe/Tirane
  • Anulohet debati i dytë presidencial

Komisioni monitorues i debateve të presidencës njoftoi se debati i dytë televiziv mes kandidatëve për president është anuluar. Shkak për këtë është mospranimi i një debati të tillë në formë virutale. Presidenti Donald Trump deklaroi të enjten se nuk do të marrë pjesë në një debat virtual, duke vënë në dyshim përballjen e dytë presidenciale mes tij dhe rivalit demokrat Joe Biden, të parashikuar më 15 tetor.

Fjalët e tij erdhën pak momente pasi komisioni që mbikëqyr debatin deklaroi se eventi planifikohet të zhvillohet në distancë për shkak të diagnostikimit të presidentit me COVID19.“Jo, nuk do të harxhoj kohën time me një debat virtual. Debatet nuk zhvillohen kështu. Të ulesh përpara një kompjuteri dhe të debatosh është qesharake dhe madje të ndërpresin fjalën”, është shprehur presidenti amerikan Donald Trump.Nga Shtëpia e Bardhë, ku po mjekohet nga koronavirusi, Trump tha për Fox News se nuk beson se mund të infektojë të tjerët dhe se ndihet në gjendje të rifillojë mitingjet elektorale.“Do të testohem shumë shpejt, por në tërësi jam i pastër”, ka shtuar ai.Ndërkohë, rivali i tij Joe Biden deklaroi se do të veprojë sipas rekomandimeve të komisionit të debatit.“Nuk e di se çfarë do të bëjë presidenti. Ai ndërron mendje çdo sekond. Të komentoja deklaratat e tij do të ishte e papërgjegjshme. Sa për mua, mendoj se do të ndjek rekomandimet e komisionit”, ka thënë ish-presidenti Joe Biden.Biden u konsiderua fitues i debatit të parë presidencial, i mbajtur më 30 shtator, pas të cilit komisioni mbikëqyrës deklaroi se do të ndryshojë rregullat për shkak të fyerjeve personale.