Armenia, Azerbajxhani akuzojnë njëri-tjetrin për sulme të reja pas armëpushimit
Armenia dhe Azerbajxhani bënë akuza të ndërsjella për sulme të reja menjëherë pasi një armëpushim hyri në fuqi për t'i dhënë fund gati dy javë luftimesh të rënda mbi rajonin e diskutueshëm Nagorni-Karabakut.
Të dy palët ranë dakord për të zbatuar armëpushimin nga mesdita e të Shtunës, pas 11 orësh bisedimesh në Moskë, por u deshën vetëm disa minuta që forcat e tyre të kryenin sulme të reja. Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes armene Shushan Stepanyan tha se "në shpërfillje të armëpushimit humanitar të deklaruar më parë" forcat azerbajxhanase filluan një sulm në vijën e frontit në orën 12:05 pasdite (0805 GMT). Ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se forcat armene kishin kryer gjithashtu sulme në vijën e frontit dhe po bombardonin dy zona të populluara. "Armenia po shkel në mënyrë të dukshme regjimin e armëpushimit," tha ministria në një deklaratë. Në takimin e ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov dhe ministrit të Jashtëm Armen Zohrab Mnatsakanyan në Moskë, me ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, u ra dakord që nga sot, 10 tetor 2020 në orën 12:00 të shpallet armëpushim për qëllime humanitare për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vrarëve në përputhje me ndërmjetësimin dhe kriteret e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.