Protesta në Itali kundër kufizimeve për shkak të pandemisë Korona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100656-protesta_në_itali_kundër_kufizimeve_për_shkak_të_pandemisë_korona
Me qindra persona janë mbledhur në protestë në kryeqytetin e Italisë dhe kanë protestuar kundër kufizimeve të vendosura për shkak të virusit Korona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 11, 2020 12:19 Europe/Tirane
  • Protesta në Itali kundër kufizimeve për shkak të pandemisë Korona

Me qindra persona janë mbledhur në protestë në kryeqytetin e Italisë dhe kanë protestuar kundër kufizimeve të vendosura për shkak të virusit Korona.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se me qindra qytetarë italianë të shtunën kanë organizuar protestë të re në Romë dhe kanë protestuar kundër kufizimeve të vendosura në zbatim për parandalimin e përhapjes më të madhe të pandemisë Korona. Sipas raporteve, Italia përsëri po përballet me shtimin e madh të numrit të personave të infektuar me virusin Korona.

Qeveria italiane është duke planifikuar disa masa të reja anti-covid.

Sipas mediave italiane ky vendim ka ardhur pas shtimit të rasteve së të infektuarëve dhe janë të nevojshme për të mbajtur pandeminë nën kontroll, por pa kthyer bllokimin e plotë.

“Elementët e planit të ri do të bëjnë të paligjshme grupimet jashtë lokaleve dhe restoranteve, si edhe do të aplikojnë kufizime të reja dhe numër më të ulët për pjesëmarrjen në tubime private”- sipas raporteve.

Do të jetë e ligjshme që personat të qëndrojmë jashtë një restoranti, nëse ulen në një tryezë me largësi të mjaftueshme nga klientët e tjerë.

Kabineti është ende duke debatuar propozimin, por rregullat e reja pritet të paraqiten deri të enjten.