Ankaraja: Armenët të tërhiqen nga territori i Azerbajxhanit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100692-ankaraja_armenët_të_tërhiqen_nga_territori_i_azerbajxhanit
Azerbajxhani dhe Armenia sot kanë hyrë në ditën e 16 të konfliktit rreth Nagorni-Karabakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2020 17:22 Europe/Tirane
  • Ankaraja: Armenët të tërhiqen nga territori i Azerbajxhanit

Azerbajxhani dhe Armenia sot kanë hyrë në ditën e 16 të konfliktit rreth Nagorni-Karabakut.

Ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar bisedoi në telefon me homologun rus, Sergei Shoigu. Akar i tha Shoigut se forcat armene duhet të tërhiqen menjëherë nga territori azer dhe të ndalojnë sulmet ndaj civilëve, raporton Reuters. Ai shtoi se Azerbajxhani nuk do të presë 30 vjet të tjera zgjidhjen e konfliktit dhe se Turqia mbështet ofensivën e azere për të “rifituar territoret e uzurpuara”. Sot, palët ndërluftuese përsëri akuzuan njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit në Nagorni-Karabaku, vetëm një ditë pasi ranë dakord për një armëpushim me ndërmjetësimin e Moskës. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se forcat armene nuk ishin në përputhje me armëpushimin e ndërmjetësuar nga Rusia që hyri në fuqi të Shtunën pas dy javësh luftimesh.