Vazhdojnë tesnionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100700-vazhdojnë_tesnionet_mes_armenisë_dhe_azerbajxhanit
Tensionohen raportet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, pasi të dyja palët akuzojnë njëra tjetrën për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit të arritur gjatë të shtunës me ndërmjetësimin e Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2020 06:47 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë tesnionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Tensionohen raportet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, pasi të dyja palët akuzojnë njëra tjetrën për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit të arritur gjatë të shtunës me ndërmjetësimin e Rusisë.

Gjatë ditës së dielës , Azerbajxhani akuzoi Armeninë për bombardimin një zone banimi në Ganja, qyteti i saj i dytë më i madh. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm  në Azerbajxhan tha se gjatë sulmit  pesë persona ishin vrarë dhe 28 të tjerë kishin mbetur të plagosur të plagosur. Ai shtoi se  Armenia po shkelte  normat e Konventës së Gjenevës për mbrojtjen e civilëve. Ministria armene e mbrojtjes i quajti pretendimet "një gënjeshtër absolute" dhe akuzoi Azerbajxhanin për vazhdimin e bombardimeve të zonave të populluara brenda Karabakut, duke përfshirë Stepanakert, qytetin më të madh të rajonit. Nga sheshi Shën Pjetër, Papa Françesku në meshën e së dielës u lut për paqe mes dy shteteve duke u bërë thirrje palëve të gjejnë gjuhën e dialogut. “Vlerësoj që mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për arsye humanitare u arrit një armëpushim, duke shpresuar të arrihet një marrëveshje thelbësore për paqen. Megjithëse armëpushimi rezulton shumë i brishtë, unë i inkurajoj të rifillojnë dhe të ndiejnë dhembjen e humbjeve të jetës njerëzore si dhe për shkatërrimin e shtëpive dhe vendeve të kultit. Unë lutem dhe ju ftoj të luteni për viktimat dhe për të gjithë ata, jeta e të cilëve është në rrezik",- tha në fjalën e tij kreu i Vatikanit. Rinisja e luftimeve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë rihap një konflikt të vjetër duke ngritur frikën edhe të një tjetër përplasje me Turqinë e cila është një aleat i ngushtë me Azerbajxhanin e nga ana tjetër është edhe Rusia e cila ka një pakt mbrojtje me Armeninë.