Gjermania paralajmëron Turqinë për veprimet në lindje të Mesdheut
Ministri e punëve të jashtme të Gjermanisë ka paralajmëruar Turqinë në lidhje me veprimet provokuese në lindje të Detit Mesdhe ndaj Qipros dhe Greqisë.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Heiko Maas, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, para se të niset nga Berlini drejt Greqisë dhe Qipros, ka paralajmëruar: "Ankara duhet t'i japë fund lojës me plotë tensione të saj në lindje të Detit Mesdhe".
Shefi i diplomacisë gjermane në vazhdim ka kërkuar nga Turqia që ta lë hapur rrugën e dialogut dhe bisedimeve dhe të ndërpresë operacionin për zbulimin e naftës dhe gazit në lindje të Detit Mesdhe.
Turqia ditën e kaluar ka njoftuar vendimin e saj për dërgimin përsëri të një anije për hulumtim-zbulim në rajonin për të cilin ekzistojnë mosmarrëveshje mes saj dhe Greqisë.
Ndërkohë Stelios Petsas, zëdhënësi i qeverisë së Greqisë, ditën e hënë në reagim ndaj këtij vendimi të Turqisë duke kritikuar në mënyrë cinike përkrahësit e Turqisë, ka thënë: "Ankaraja ka dëshmuar se deklaratat e saj nuk kanë kurrfarë kredibiliteti".
Vlen të theksohet se marrëdhëniet mes Athinës dhe Ankarasë ka kohë që janë acaruar për shkak të çështjes së hyrjes së refugjatëve nga territori i Turqisë dhe për shkak të veprimeve të Turqisë në fushën e hulumtimit dhe zbulimit të naftës dhe gazit në lindje të Detit Mesdhe.