Rusia dhe Evropa theksojnë respektimin e armëpushimit në Karabak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100733-rusia_dhe_evropa_theksojnë_respektimin_e_armëpushimit_në_karabak
Autoritetet e Rusisë dhe të Evropës u kanë bërë thirrje të dy palëve të përfshira në konfliktin e rajonit Nagorno Karabak që ta respektojnë armëpushimin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2020 12:09 Europe/Tirane
  • Rusia dhe Evropa theksojnë respektimin e armëpushimit në Karabak

Autoritetet e Rusisë dhe të Evropës u kanë bërë thirrje të dy palëve të përfshira në konfliktin e rajonit Nagorno Karabak që ta respektojnë armëpushimin.

Agjencia e lajmeve Rianovesti njoftoi se pas publikimit të raporteve për shkeljen e marrëveshjen e armëpushim në rajonin Nagorno Karabak të përfshirë nga konflikti, Sergej Shoigu, ministri i mbrojtjes së Rusisë, ka kërkuar t'i jepet fund luftimeve dhe të respektohet armëpushimi nga ana e dy palëve të përfshira në konfliktin e rajonit Karabak.

Sergei Shoigu ka kërkuar nga të dy palët e përfshira në konfliktin e këtij rajoni që ta respektojnë marrëveshjen e armëpushimit e cila është nënshkruar disa ditë më parë.

Nga ana tjetër, edhe Jossep Burrel, shefi i diplomacisë evropiane, në një bisedë telefonike me Sergei Lavrov, ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, ka theksuar nevojën e vendosjes së armëpushimit efikas në rajonin Nagorno Karabak mes Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit. Burrel ka thënë se është e pa pranueshme vrasja e civilëve nga të dy palët.