Ashpërsohet gara elektorale në shtetet kritike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100738-ashpërsohet_gara_elektorale_në_shtetet_kritike
Kur kanë mbetur tre javë deri në ditën e zgjedhjeve, Donald Trump dhe kandidati demokrat për president, Joe Biden, po vizitojnë shtetet fushëbetejë që t’u japin energji mbështetësve të tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2020 16:30 Europe/Tirane
  • Ashpërsohet gara elektorale në shtetet kritike

Kur kanë mbetur tre javë deri në ditën e zgjedhjeve, Donald Trump dhe kandidati demokrat për president, Joe Biden, po vizitojnë shtetet fushëbetejë që t’u japin energji mbështetësve të tyre.

Në një tubim në Ohajo, kandidati demokrat për president Joe Biden kritikoi Trumpin për qëndrimin që mbajti ndaj sëmundjes së tij. “Sjellje e pamatur dhe e papërgjegjshme që nga diagnostikimi i tij. Sa më gjatë që Donald Trumpi është president, aq më i papërgjegjshëm bëhet”, tha Biden. Ndërsa Trump fitoi Floridën më 2016, gara këtë herë është e hapur. Sondazhet e fundit e nxjerrin Biden në një epërsi të lehtë ndaj zotit Trump në Florida, shtet ky kritik për të dy kandidatët. Latinët, që janë grupi më i madh mes pakicave, janë të rëndësishëm në këto zgjedhje. Sipas sondazheve kombëtare më shumë se gjysma e tyre mbështesin Biden, edhe pse Trump ka përkrahjen e amerikano-kubanezëve, një grup i madh votuesish në Florida. COVID-19 është çështja kryesore për amerikanët të cilët me votën e tyre do të përcaktojnë se kë e duan në krye të vendit për të luftuar sëmundjen. Profesori i Shkencave Politike në Universitetin Stanford, Bruce Cain thekson: “Reagimi i Trump ndaj COVID-it dhe disa deklarata të tij lidhur me sëmundjen dhe mungesa e ndjeshmërisë nuk po shihen mirë nga votuesit e moshuar. Florida është shtet me shumë të moshuar, që jo vetëm janë të ndjeshëm ndaj sëmundjes, por edhe mund të vdesin nga COVID”.