Aliev: Lufta për çlirimin e Karabakut do vazhdojë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100743-aliev_lufta_për_çlirimin_e_karabakut_do_vazhdojë
Në një intervistë me Interfax, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev tha se Armenia me një armëpushim po kërkon të blejë kojë dhe se operacionet ushtarake për të çliruar Nagorni-Karabakun do të vazhdojnë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 14, 2020 20:04 Europe/Tirane
  • Aliev: Lufta për çlirimin e Karabakut do vazhdojë

Në një intervistë me Interfax, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev tha se Armenia me një armëpushim po kërkon të blejë kojë dhe se operacionet ushtarake për të çliruar Nagorni-Karabakun do të vazhdojnë.

Sipas agjencisë Farsnews, Ministrat e jashtëm të të dy vendeve, të ndërmjetësuar nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, kohët e fundit arritën një marrëveshje armëpushimi që nuk zgjati as një orë dhe të dy palët vazhduan luftimet pavarësisht armëpushimit. Aliev gjithashtu theksoi se lëvizja e ushtrisë armene për të zgjeruar zonat e konfliktit dhe për të sulmuar civilët ishte një "akt terrorist". Lufta midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka arritur në prag të prekjes së pikës nevralgjike, tubacionet azere të gazit që dërgojnë lëndë djegëse nga rajoni i Kaspikut në Europë. Azerbajxhani i bëri thirrje Armenisë që të mos prekë asnjë tubacion të saj, në të kundërt paralajmëroi pasoja të rënda. Presidenti azer Ilham Aliev tha të mërkurën se Armenia po përpiqej të sulmonte dhe të merrte në kontroll një gazsjellës të Azerbajxhanit. “Nëse Armenia guxon të marrë kontrollin e gazsjellësit, e them këtu se pasojat do të jenë të rënda,” tha Aliev. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, ju telefonoi homologëve të Armenisë dhe të Azerbajxhanit dhe ju kërkoi që të zbatojnë të gjitha zotimet e bëra nën marrëveshjen e armëpushimit humanitar të ndërmjetësuar të shtunën e kaluar nga Moska. Por luftimet po vazhdojnë dhe palët akuzojnë njëra tjetrën për thyerjen e armëpushimit. Ministria e Mbrojtjes e Nagorni-Karabakut akuzoi Azerbajxhanin për sulmin me artileri të rëndë dhe raketa në disa zona.