Shtohen masat kundër virusin Korona në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100755-shtohen_masat_kundër_virusin_korona_në_itali
Qeveria e Italisë në përpjekje për ta ndalur përhapjen e virusit Korona, ka vendosur në zbatim më shumë masa kufizuese në vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 15, 2020 10:18 Europe/Tirane
  • Shtohen masat kundër virusin Korona në Itali

Qeveria e Italisë në përpjekje për ta ndalur përhapjen e virusit Korona, ka vendosur në zbatim më shumë masa kufizuese në vend.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në bazë të urdhëresave të reja të qeverisë së Italisë, është ndaluar organizimi i të gjitha garave sportive joprofesionale si dhe aktivitetet sportive në të cilat ekziston mundësia e kontaktit të sportistëve me njëri-tjetrin. Gjithashtu janë ndaluar edhe ahengjet familjare nëpër shtëpia ku mund të mblidhen më shumë se 6 persona.

Sipas kësaj urdhëresa, janë mbyllur edhe të gjitha vendet publike pas orës 24 dhe janë ndaluar tubimet e individëve përpara restoranteve dhe kafiterive në mbrëmje.

Qeveria e Italisë gjithashtu disa ditë më parë e ka bërë të detyrueshme përdorimin e maskës jashtë shtëpisë. Ministria e Shëndetësisë së Italisë të mërkurën pasdite ka njoftuar për regjistrimin e 7332 raste të reja të infektuara me virusin Korona gjatë 24 orëve të fundit në këtë vend dhe kjo shifër konsiderohet një rekord i ri që nga fillimi i përhapjes së virusit Korona në këtë vend.