Njëanshmëria amerikane, një kërcënim global
Përfaqësuesi i Iranit në Komitetin e Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të KB tha se vazhdimi i njëanshmërisë është një kërcënim global për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Muhamed Zareian deklaroi në takimin e Komitetit të Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të Mërkurën se ndikimi dhe qëllimi i masave të njëanshme shtrënguese dhe sanksioneve kundër popullit iranian është intensifikuar edhe gjatë shpërthimit të koronës. Qëndrimi dhe politika e administratës së presidentit të SHBA Donald Trump kundër kombit iranian është kulmi i një njëanshmërisë shkatërruese që përveçse shkel të drejtat themelore të popullit iranian, ka rrezikuar edhe sigurinë globale. Pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, regjimi më i ashpër i sanksioneve ekonomike amerikane u vendos mbi Iranin, i cili është intensifikuar në dimensione të ndryshme në të njëjtën kohë me shpërthimin e sëmundjes vdekjeprurëse të virusit Korona. Sanksionet ndaj 18 bankave iraniane, bllokimi i hyrjen se ilaçeve për pacientë të caktuar në Iran, bllokimi i importimin të 2 milion dozave të vaksinës të gripit nga Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane dhe sanksionet ekonomike të SHBA, tregojnë privimin e të drejtave dhe interesave të popullit iranian dhe një veprim i tillë nuk është gjë tjetër veçse terrorizëm ekonomik. Në lidhje me këtë, Ismail Bakaei, përfaqësuesi i Iranit në zyrën e KB në Gjenevë, i quajti sanksionet e njëanshme një krim kundër njerëzimit dhe tha: "Qasja pasive e Evropës ndaj sanksioneve njëanshme të SHBA është e papranueshme." Pozicionet e komunitetit botëror, veçanërisht Evropës, ndaj veprimeve të njëanshme të Shteteve të Bashkuara në privimin e interesave politike dhe ekonomike të popullit iranian nuk janë aspak të justifikueshme dhe vazhdimi i kësaj qasje kërcënon interesat kolektive. Përdorimi i një qasjeje shtrënguese për të privuar një komb nga e drejta për jetë është shkelje e parimeve themelore të të drejtave të njeriut dhe mosrespektimi i mekanizmave të të drejtave të njeriut për heqjen e sanksioneve është shkelje e standardeve ndërkombëtare. Respektimi dhe zbatimi i parimeve ndërkombëtare ka një ndikim të rëndësishëm në vendosjen e paqes dhe sigurisë në botë dhe në rrethana të tilla komuniteti ndërkombëtar pritet të mos jetë pasiv përballë qasjes së njëanshme të SHBA. Në këtë drejtim, Mohsen Baharvand, zëvendës ministri i jashtëm i Iranit për çështjet ligjore dhe çështjet ndërkombëtare, beson se vendet e botës duhet të veprojnë unanimisht dhe të bashkuar në refuzimin e njëanshmërisë së SHBA përmes kundërshtimit kolektiv. Sidoqoftë, Republika Islamike e Iranit, si një shtet i pavarur për të mbrojtur të drejtat e popullit të saj në forume ndërkombëtare gjithmonë ka ndjekur veprimet e qeverisë amerikane. Për shembull, ajo ka numëruar dëmet e shkaktuara nga sanksionet e SH.B.A.-së kundër kombit iranian dhe i ka dorëzuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në një akt-padi. Përveç kësaj, shtabi për të drejtat e njeriut i Republikës Islamike të Iranit ka përpiluar emrat e 45 personave fizikë dhe juridikë amerikanë të përfshirë në vendosjen e sanksioneve kundër popullit iranian. Sipas Said Khatibzadeh, zëdhënës i ministrisë iraniane të punëve të jashtme, qeveria amerikane është padyshim përgjegjëse për dëmet e shkaktuara nga sanksionet e vendosura ndaj popullit iranian dhe duhet të paguajë dëmshpërblimet.