52 terroristë sirianë vriten në Nagorni-Karabak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100770-52_terroristë_sirianë_vriten_në_nagorni_karabak
Një gazetë amerikane raporton se të paktën 52 mercenarë sirianë u vranë gjatë përleshjeve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në Nagorni-Karabak.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 15, 2020 20:14 Europe/Tirane
  • 52 terroristë sirianë vriten në Nagorni-Karabak

Një gazetë amerikane raporton se të paktën 52 mercenarë sirianë u vranë gjatë përleshjeve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në Nagorni-Karabak.

Washington Post njoftoi se të paktën 52 mercenarë sirianë ishin vrarë në Nagorni-Karabak, duke shtuar se këtë muaj trupat e rebelëve u janë dorëzuar të afërmve në kufirin siriano-Turk. "Këta ishin midis mercenarëve të dërguar në Azerbajxhan nga grupe të armatosura të mbështetura nga Turqia në Siri për të marrë pjesë në luftën kundër Armenisë," citoi Washington Post të kenë thënë të afërmit e të vrarëve në Nagorni-Karabak. Rebelët sirianë në këmbim të një page mujore futen nga Turqia e Jugut për të luftuar në Azerbajxhan. The Wall Street Journal gjithashtu raportoi se Turqia kishte dërguar qindra militantë sirianë në zonën e konfliktit në Nagorni-Karabak.