Negociatat e Brexit-it, arenë e pozicionimit të evropianëve përball Britanisë
(last modified Fri, 16 Oct 2020 12:23:56 GMT )
Tetor 16, 2020 14:23 Europe/Tirane
  • Negociatat e Brexit-it, arenë e pozicionimit të evropianëve përball Britanisë

Krerët e shteteve evropiane në fillim të zhvillimit të raundit të ri të negociatave për Brexit, kanë marrë qëndrime të ashpra përball Britanisë.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Charles Michel, kryetari i Këshillit të Evropës, ditën e enjte në ditën e parë të takimit dyditor të krerëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Britanisë për negociata në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme, deklaroi: “Autoritetet e vendeve të Bashkimit Evropian kanë marrë vendim që të vazhdojnë negociatat me Britaninë për ta mbushur zbrazëtirën ekzistuese në lidhje me marrëdhëniet e reja tregtare me këtë vend. Mirëpo njëkohësisht me këtë, ata kanë forcuar gatishmërinë e vet për t’u përballur me ndarjen me plotë trazira të këtij vendi”.

Charles Michel shtoi: “Për të arritur deri te një marrëveshje, jemi të bashkuar dhe të vendosur, por jo me çfarëdo çmimi”.

Emmanuel Macron, presidenti i Francës, dhe po ashtu Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, dje me anë të deklaratave të ndara, kanë përsëritur qëndrimin e Michel Barnier, kryenegociatorit të BE në lidhje me Brexit-in dhe kanë deklaruar se nuk pajtohen me marrëveshje që mund të arrihet me çfarëdo çmimi.

Merkel ka shtuar: “Unë po përsërisë edhe një herë si kryesuese e radhës së Bashkimit Evropian se ne kemi nevojë për një rezultat të parakohshëm në lidhje me këtë çëashtjeje”.

Burimet diplomatike në Bruksel thonë se negociatat e ardhshme të Brexit-it janë programuar të zhvillohen në kuadër të takimit jozyrtar më 16 nëntor.

Vlen të theksohet se Britani më 31 janar 2020, në mënyrë zyrtare ka dal nga Bashkimi Evropian, mirëpo deri në fund të vitit dhe në kuadër të periudhës së ashtuquajtur të tranzicionit, ndjek dhe zbaton akoma ligjet e Bashkimit Evropian.

Polemikat në lidhje me mënyrën e marrëdhënieve mes BE dhe Britanisë pas përfundimit të kësaj periudhe, i kanë futur në një bllokadë negociatat dhe kanë vendosur në pikëpyetje marrëveshjen për Brexit.

Tags