Sulmi me thikë në Paris
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100797-sulmi_me_thikë_në_paris
Policia franceze ka qëlluar për vdekje një person ditën e premte, pasi ky i fundit i preu kokën një mësuesi në Paris.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 17, 2020 09:17 Europe/Tirane
  • Sulmi me thikë në Paris

Policia franceze ka qëlluar për vdekje një person ditën e premte, pasi ky i fundit i preu kokën një mësuesi në Paris.

Sipas DW, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 5 pasdite në provincën Conflans Sainte-Honorine. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje pasi është lajmëruar se një burrë po qëndronte pranë një viktime, teksa e kanë qëlluar për vdekje atë pas kërcënimeve ndaj oficerëve. Mediat franceze kanë bërë me dije që deri më tani janë ndaluar 4 persona që kanë lidhje me ngjarjen, ndërkohë që në një deklaratë të menjëhershme për mediat presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi si sulm terrorist. Macron tha se mësuesi u ekzekutua barbarisht vetëm se ka shprehur mendimin e tij. Vendet evropiane, përfshirë Francën, e cila nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të ndihmuar terroristët në rajonin e Azisë Perëndimore, veçanërisht terroristët e vendosur në Siri, tani po përballen me kthimin e anëtarëve evropianë të terroristëve të ISIS dhe sulme terroriste.