Pretendimet e përsëritura të SHBA në lidhje me Iranin dhe Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100913-pretendimet_e_përsëritura_të_shba_në_lidhje_me_iranin_dhe_rusinë
Qeveria amerikane përsëriti pretendimet e saj se Rusia dhe Irani kishin marrë informacionin e votuesve me qëllim të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 22, 2020 05:23 Europe/Tirane
  • Pretendimet e përsëritura të SHBA në lidhje me Iranin dhe Rusinë

Qeveria amerikane përsëriti pretendimet e saj se Rusia dhe Irani kishin marrë informacionin e votuesve me qëllim të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

"Çdo vend që ndërhyn në zgjedhjet e SHBA në 2020 do të paguajë për të," thanë funksionarët amerikanë një konference shtypi të enjten në mëngjes, sipas Associated Press. Pavarësisht veprimeve të Iranit dhe Rusisë, amerikanët duhet të jenë të sigurt se votat e tyre do të numërohen. Zyrtarët amerikanë gjithashtu pretenduan se Irani është përgjegjës për dërgimin e postave elektronike për të frikësuar votuesit dhe për të krijuar ndasi në disa shtete të SHBA. Votuesit demokratë në të paktën katër shtete, përfshirë Florida dhe Pensilvania, thuhet se kanë marrë emaile kërcënuese .Muajve të fundit, amerikanët kanë akuzuar vazhdimisht Iranin, Kinën dhe Rusinë se po përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet e 3 nëntorit pa publikuar asnjë fakt të  dokumentuar. Irani, ndërkohë, ka mohuar përfshirjen e tij në zgjedhjet presidenciale të SHBA.