Pretendimet dhe akuzat e Uashingtonit për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100933-pretendimet_dhe_akuzat_e_uashingtonit_për_ndërhyrje_në_zgjedhjet_e_shba
Pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA në vitin 2016, shumë akuza u bënë kundër Rusisë, duke pretenduar se Moska kishte ndërhyrë në zgjedhje. Që atëherë, kjo tendencë është intensifikuar mirëpo kjo akuzë është hedhur jo vetëm ndaj Rusisë, por edhe ndaj vendeve të tjera të tilla si Irani dhe Kina.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 22, 2020 20:20 Europe/Tirane
  • Pretendimet dhe akuzat e Uashingtonit për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA

Pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA në vitin 2016, shumë akuza u bënë kundër Rusisë, duke pretenduar se Moska kishte ndërhyrë në zgjedhje. Që atëherë, kjo tendencë është intensifikuar mirëpo kjo akuzë është hedhur jo vetëm ndaj Rusisë, por edhe ndaj vendeve të tjera të tilla si Irani dhe Kina.

Në pretendimin e fundit, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA John Ratcliffe pretendoi të Mërkurën se Irani dhe Rusia kishin ndërmarrë hapa për të ndikuar në opinionin publik amerikan. Ai vazhdoi të pretendonte se Irani kishte dërguar e-mail inkurajuese të krijimit të pasigurisë në Shtetet e Bashkuara dhe për të goditur Donald Trump në prag të zgjedhjeve presidenciale të SHBA. Ratcliffe më tej sqaroi: Ne e dimë se Rusia madje ka informacione për votuesit amerikanë. Në muajt e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar vazhdimisht Rusinë, Iranin dhe Kinën se po përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet e 3 nëntorit pa dhënë ndonjë provë. Më parë, sekretari amerikan i sigurimit të vendit Chad Ëolf u tha senatorëve se Shtetet e Bashkuara po përballen me kërcënimet e ndërhyrjes ruse, kineze dhe iraniane në zgjedhje. Akuza e Uashingtonit është pasuar me një reagim të ashpër nga Rusia dhe Irani.  Shtetet e Bashkuara, në qasjen e tyre ekstravagante, kërkojnë të akuzojnë vendet rivale ose kundërshtare për ndërhyrje në zgjedhjet e tyre, ndërsa vetë Uashingtoni ka një histori të gjatë të ndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera, nga ndërhyrja direkte dhe indirekte në zgjedhje e deri tek të gjitha sektorët e tjerë si marrja e masave, veçanërisht përgatitjen e kushteve për kryerjen e një grusht shteti për të përmbysur liderët kundërshtarë dhe për të sjellë në pushtet agjentët e tij kukulla. Edhe këtë herë, zyrtarë të lartë të inteligjencës dhe të sigurisë amerikane, të cilët kanë një rekord shumë të keq të ndërhyrjes së hapur dhe të fshehtë në zhvillimet politike të vendeve të tjera, po projektojnë dhe nxjerrin akuza të ndryshme për të intensifikuar presionet ndaj vendeve rivale dhe kundër-Uashingtonit, përkatësisht Rusia, Irani dhe Kina. Rusia në mënyrë të përsëritur ka qenë dëshmitare e ndërhyrjes së hapur të SHBA në zgjedhjet e saj, si dhe inkurajimin e Uashingtonit për opozitarët rus në organizimin e protestave dhe tubimeve në përgjigje të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare ose presidenciale të Rusisë. Në fakt, në zgjedhjet e fundit ruse, Uashingtoni u përfshi drejtpërdrejt në luftën propagandistike dhe mediatike kundër qeverisë së Moskës dhe presidentit rus Vladimir Putin. Pavarësisht këtij rekordi të keq, amerikanët që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe pas fitores së Donald Trump kanë ndezur një polemikë të madhe rreth përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale dhe ndikimit të saj në favor të Trump dhe në dëm të kandidates Demokrate Hillary Clinton dhe madje administrata e Obamës në dhjetor mbylli disa zyra diplomatike ruse në Shtetet e Bashkuara dhe me këtë pretekst dëboi një numër të madh diplomatësh rusë. Sa i përket Iranit, një vështrim në veprimtarinë e SHBA tregon se Uashingtoni, së bashku me Londrën, luajtën një rol të drejtpërdrejtë në kryerjen e grushtit të shtetit të vitit 1953 kundër qeverisë kombëtare të kryeministrit të atëhershëm Mossadegh. Pas fitores së Revolucionit Islamik, Shtetet e Bashkuara, në kontekstin e propagandës dhe luftës mediatike, në mënyrë të përsëritur inkurajuan popullin Iranian për të mos marrë pjesë në zgjedhje, vunë në dyshim rezultatet e zgjedhjeve të ndryshme, veçanërisht zgjedhjet presidenciale të vitit 2009 dhe inkurajuan haptazi popullin iranian për mosbindje civile dhe protestë kundër rezultateve të zgjedhjeve. Çështja e pretenduar e ndërhyrjes së huaj në zgjedhjet amerikane tani është bërë një temë e nxehtë në vend, me zyrtarë federalë dhe disa kompani të teknologjisë si Microsoft që bëjnë akuza të pabaza, ndërsa populli amerikan në thelb është i hutuar dhe i zhgënjyer nga loja politike dhe e pamoralshme e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të vendit.